Flash

Acar -6 gradë në Washington/ Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit

Lapsi.al 17 January 2025
Acar -6 gradë në Washington/ Trump do ta bëjë betimin brenda

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të bëjë betimin brenda Kapitolit të hënën më 20 janar, për shkak të parashikimeve se moti do të jetë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

“Sipas parashikimit të motit për Uashingtonin, ndikuar edhe nga era, do të ketë temperatura në nivele rekord të ulëta”, - shkruajti zoti Trump në një postim në platformën “Truth Social”.

“Nuk dua në asnjë mënyrë që njerëzit të kenë pasoja”, theksoi presidenti i zgjedhur Trump.

Gjatë përgatitjeve, si alternativë për çdo inaugurim gjithmonë merren masat që presidenti i zgjedhur ta bëjë betimin në ambientet e brendshme në rast të motit të keq.

Hera e fundit kur një president e ka bërë betimin në ambientet e brendshme ka qenë viti 1985, kur Presidenti Ronald Reagan filloi mandatin e tij të dytë.

Ndërkohë po shyrtohen plane alternative për më shumë se 250 mijë të ftuarit me bileta për të parë inaugurimin dhe dhjetëra mijëra të tjerë që pritet të jenë në rrugë për të ndjekur ceremoninë apo për të parë paradën.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon që temperatura të jetë rreth minus-6 garë celsius në mesditën e 20 janarit, kur bëhet edhe betimi.

Në vitin 1985 kur presidenti Regan bëri betimin për mandatin e tij të dytë temperaturat u ulën në -14 gradë celsius. Në vitin 2009 kur Barack Obama bëri betimin temperature ishte -2 gradë celsius. /VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI