Flash

Aksident me vdekje në Berat

Lapsi.al 17 January 2025
Aksident me vdekje në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor në Moravë, ku është përplasur për vdekje një grua 30-vjeçare dhe ka shpëtuar mrekullish fëmija i saj 2 vjeç.

Mësohet se shtetasja me iniciale L.Gj, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari me iniciale A. T., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI