Flash

I del fotoja në lajme për vrasje/ Policia përcjell qytetaren: Gjëra që ndodhin!

Lapsi.al 17 January 2025
I del fotoja në lajme për vrasje/ Policia përcjell qytetaren:

Elvira Tahiraj nga Vlora, me banim në Itali, ka kontaktuar redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për një problem shumë të rëndë. Në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar një shtetase me emrin dhe mbiemrin e saj vrau bashkëshortin me sëpatë në Sarandë. Sipas denoncueses, pa asnjë verifikim, portale të ndryshme morën foton e saj për t’ia bashkangjitur lajmit.

"Një mëngjes të zakonshëm kur unë isha në shtëpinë time, më vjen një telefonatë nga kushërira ime, e shqetësuar, kishte lajmëruar gjithë familjarët e mi në Shqipëri që Elvira, ka ndodhur një vrasje ku Elvira ka vrarë burrin. Mediat janë futur në rrjetet sociale, në profilin tim dhe më kanë marrë foton time dhe e kanë publikuar sikur vrasësja isha unë" - thotë ajo.

Kjo histori alarmoi familjen dhe fisin e Elvirës dhe kjo e fundit la çdo punë dhe erdhi në Shqipëri. Në komisariatin e Vlorës pasi e morën në pyetje për një orë e gjysmë, e përcollën duke i thënë se të tilla gabime ndodhin.

"Kam lënë çdo gjë në Itali dhe jam nisur drejt Tiranës. Kam vajtur direkt në komisariatin e Vlorës për ta denoncuar këtë rast ku më kanë marrë në pyetje për një orë e gjysmë, u kam shpjeguar situatën që fotoja ime po publikohet në çdo media dhe mua kjo gjë po më shqetëson jashtë mase kur policia më është përgjigjur që kjo ndodh, është një gabim.

Për policinë mund të jetë një gabim, por për mua është një prishje imazhi, më ka prishur imazhin, më ka shqetësuar familjarët, më ka shqetësuar vëllezërit, më ka shqetësuar gjithë njerëzit dhe më ka shqetësuar dhe mua e fëmijët e mi" - thotë ajo. /Marrë nga tvklan.al

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e Sali Berishës, i cili kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtepi’, të vendosur një vit më parë nga Gjyka...

20:07

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, si pasojë e një mase elektrike në aspiratorin e kuzhinës. Ndërhyrja e shpejtë e zj...

20:05

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor në Moravë, ku është përplasur për vdekje një grua 30-vjeçare dhe ka shpëtuar mrekullish fëmija ...

19:55

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI