Flash

Jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë, Gjergj Prendi

Lapsi.al 17 January 2025
Jep dorëheqjen prefekti i qarkut Lezhë, Gjergj Prendi

Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i prefektit të qarkut Lezhë. Duket se përplasjet me kreun e bashkisë janë bërë shkak për këtë vendimarrje. Sipas burimeve ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.

Shkaku i ketij vendimi dyshohet se janë bërë përplasjet me kreun e bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lam pas, në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore. Ish-ushtaraku Prendi e mbante postin e prefektit të qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI