Flash

PAMJET/ Qindra mijëra njerëz protestojnë kundër Vuçiç në rrugët e Beogradit

Lapsi.al 17 January 2025
PAMJET/ Qindra mijëra njerëz protestojnë kundër
Qindra mijëra studentë dhe qytetarë demonstruan në rrugët e Beogradit këtë të premte. Ata u tubuan para godinës së Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e vendit për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona nga shembja e një çatie. Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve që lidhen me tragjedinë dhe të mos ketë “lajme përçarëse mes qytetarëve”. Protestuesit mbajtën 15 minuta heshtje në nder të viktimave të Novi Sadit. Shkak për demonstratën masive të së premtes u bë edhe një incident që ndodhi të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues. Ngjarja u fiksua në një video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e Sali Berishës, i cili kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtepi’, të vendosur një vit më parë nga Gjyka...

20:07

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, si pasojë e një mase elektrike në aspiratorin e kuzhinës. Ndërhyrja e shpejtë e zj...

20:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI