Flash

Rama mburret me shëndetësinë, në Fier nuk bëjnë dot rezonancën prej 6 muajsh

Lapsi.al 17 January 2025
Rama mburret me shëndetësinë, në Fier nuk bëjnë

Prej më shumë se 6 muajsh pacientët e Lushnjes po dhe të Fierit nuk kryejnë dot rezonancë magnetike (RMI) për shkak se në sistem nuk ka asnjë datë të lirë.

Mjekët e kanë të vështirë të bëjnë planifikim për pacientët që u duhet ky shërbim, pasi në sistem nuk del asnjë fashë e lirë për në Spitalin Memorial të Fierit.

Valbona Greca nga Lushnja u ankua në Fiks Fare, pasi ka probleme me shtyllën kurrizore dhe nuk merr dot asnjë mjekim. Kjo sepse skema e rimbursimit kërkon që në kartelën e saj të jetë një ekzaminim me resonancë. Mjekja reumatologe e Poliklinikës së Specialiteteve Lushnjë herë i thotë se nuk ka fasha të lira dhe herë i thotë që nuk punon pajisja.

Valbona asokohe është ankuar edhe tek ish drejtori i spitalit të Lushnjes i cili ka njëkohësisht në varësi edhe mjekët specialist të Poliklinikës dhe ai i thotë që e di mjeku sesi e bën dhe çfarë bën për planifikimin dhe nesë nuk është dakord mund të ndryshojë mjek.

Gazetarët e Fiksit i drejtohen Spitalit Rajonal Lushnjë ku takojnë drejtorin aktual Roland Ziu. Drejtori pranon problemet që kanë më shërbimin e rezonancës, por kjo për faj të Spitalit Memorial Fier, pasi në këtë të fundit kryhet ekzaminimi. Ndërkohë inxhinieri i spitalit Lushnjë sqaron për Fiksin se fashat e orareve të ekzaminimeve i hap Spitali Memorial i Fierit. ” Ka patur periudha të gjata që nuk ka patur asnjë fashë të lirë” pohon ai./TCH

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI