Flash

"Telashe" për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë "Starlink Albania"

Lapsi.al 17 January 2025
"Telashe" për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë

Starlink Albania, kompania që ofron shërbim interneti përmes satelitit është në telashe me zyrën e taksave. Administrata Tatimore ka vendosur sekuestro mbi kompaninë me përfitues fundor Elon Musk, për shkak se ka detyrime të papaguara tatimore.

“Kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor”, ardhur nga Drejtoria e mbledhjes se detyrimeve tatimore te papaguara Rajoni Qendror , Tirane , ku eshte kerkuar: Vendosja e masës së sigurimit tatimor mbi pasuritë e tatimpaguesit “STARLINK ALBANIA” pajisur me NUIS (NIPT) M21705037B , duke moslejuar tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij subjekti,” thuhet në dokumentacionin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Starlink është një kompani që ofron shërbim të shpejtë internetit përmes satelitit, pa patur nevojë për lidhje fizike. Aktualisht kompania është prezente në mbi 70 vende të botës. Në Shqipëri, ajo është prezente përmes Starlink Albania, e cila është themeluar në maj të vitit 2022.

Aksionet e Starlink Albania zotërohen në masën 100 për qind nga Starlink Holding Netherlands B.V, që ka përfitues fundor miliarderin amerikan Elon Musk. Sipas të dhënave nga bilance zyrtare të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në vitet 2022 dhe 2023 kompania nuk ka patur asnjë të ardhur nga aktiviteti i saj në Shqipëri.

Shërbimi i internetit satelitor që ofrohet nga Starlink funksionon përmes një pajisje të posaçme, e ngjashme me një antentë, e cila ka një kosto rreth 450 dollarë. Me instalimin e saj, qytetarët ose bizneset mund të abonohen tek kompania Starlink me një tarifë mujore prej rreth 60 dollarësh dhe të kenë shërbim të shpejtë interneti pa kufi.

Avantazhi kryesor i Starlink është se ajo ofron shërbim interneti edhe në zonat më të thella, të cilat nuk kanë infrastrukturë fizike për mbulim me internet. Edhe pajisja që mundëson shërbimin është e lëvizshme dhe praktike, ndaj mund të merret lehtësisht kudo edhe atëherë kur qytetarëve u duhet të lëvizin. /Kapitali

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI