Flash

Berisha: Rama e Vuçiç janë armiq të Kosovës

Lapsi.al 18 January 2025
Berisha: Rama e Vuçiç janë armiq të Kosovës

Kryetari i PD Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilesuar bashke me Aleksander Vuçiç si armiqte me te medhenj te Kosoves.

Berisha akuzon Ramen dhe per grabitjen e pronave, sipas tij, me rikthimin e ligjit te vitit 1946 te Enver Hoxhes.

"Fibra juaj, luftëtarë lirie, atdhetarë, pasardhës të familjeve patriote, sot duhet të ndjehet më aktive se kurrë për shpëtimin e Shqipërisë. Ndaj dhe kërkoj nga ju kontributin tuaj, mobilizimin tuaj maksimal si shtresë, këtu dhe jashtë vendit. Unë e kuptoj se për arsye të ndryshme, shumë nga familjarët tuaj, njerëzit tuaj, siç janë të gjithë shqiptarëve jashtë, por sot është një rast kudo qëndodhet të kontribuojë në mënyrë historike për Shqipërinë.

Unë kam besim të plotë se do ia dalim. Se me 11 maj do e përzëmë nga pushteti këtë regjim antishqiptar në çdo aspekt të tij. Armik të lirive të shqiptarëve, armik të Kosovës. Nuk është Vuçiçi më pak armik se Edi Rama në qëndrimet e tij. Që të dy donin ta ndanin Kosovën, bashkoheshin në projektin për ndarjen e Kosovës, kjo është e vërteta.

Edhe në këtë kontekst, duhet të ngrihemi me maksimumin e forcave dhe energjive tona. Unë ju falënderoj shumë edhe njëherë. Unë kërkoj që të përgatisni programin. Dhe një program i ri, për qeverinë e ardhshme të PD, duhet të jetë sa më shpejt gati që ta shpallim, ta njohin të gjithë anëtarët e kësaj shtrese, por ta njohë edhe shoqëria. Të njëjtën gjë do bëjmë me pronarët ne. Katastrofale është gjendja sot. Me ligjin e investimeve strategjike absolutisht ka kthyer ligjet e vitit 1946. Dora e zezë e shtetit shtrihet në pronën e cilit të dojë. Por, ne qëndrojmë të bindur se në bashkëpunim me ju, në bashkëpunim me pronarët, në bashkëpunim me qytetarët, do e përcjellim këtë regjim," tha Berisha.

Të këshilluara

Igli Hasani takohet me Zelenskyn

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u takua sot me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai theksoi se këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në for...

09:08

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI