Flash

Falja e territorit/ Kodheli i bie shkurt: Në Sazan ka vetëm ferra e gjarpërinj!

Lapsi.al 18 January 2025
Falja e territorit/ Kodheli i bie shkurt: Në Sazan ka vetëm ferra e

Ndërkohë që Edi Rama po përgatit faljen e një copë territori në ishullin e Sazanit, me shpresë se do të ngjallë simpati në familjen Trump, është normale që të ngrihen pikëpyetje për ata që e rrethojnë në qeveri dhe në Partinë Socialiste.

Vërtet, s'ka më dyshime se Rama është gati të shkelë me dy këmbë interesin publik në këmbim të përfitimit personal. Por a ka ndonjë dyshim brenda grupit politik që ai udhëheq?

Për të kuptuar këtë, vlen të dëgjohet përgjigjia që dha Mimi Kodheli, ish-ministre e mbrojtjes në emisionin Log me gazetarin Endri Xhafo, i cili e ka pyetur se çfarë mendonte për marrëveshjen që po përgatitet për Sazanin. Në ato pak fjali që tha për këtë temë, Mimi Kodheli fillimisht u përpoq ta zhvlerësojë atë pjesë të territorit që do të falet për investime duke thënë se "Sazanin e kemi falë qeverisjes italiane si pronë tonën".

Më pas, kur paneli e saktësoi idenë e saj, se Italia kishte humbur luftën ndaj kishte lëshuar tokën e pushtuar, ajo vazhdoi duke duke thënë se në Sazan "ka pasur vetëm ferra dhe gjarpërinj". (VIDEO KETU)

Kuptohet se ish-ministrja e mbrojtjes ishte dakort me falien e një pjese të ishullit të Sazanit për investimin e përbashkët mes arabëve dhe kompanisë së Jared Kushner.

Idesë së saj se binte totalisht dakort me Ramën, Kodheli e përfundoi me dy pyetje retorike.

"Duam të zhvillojmë këtë vend? Apo do ti lëmë këto enklavat kështu…?!”, u shpreh ish-ministrja e Mbrojtjes.

Me logjikën e Kodhelit, nuk është çudi që së shpejti të falen edhe tokat në Dajt bie fjala. Edhe atje, kur shkon, vetëm ferra dhe gjarpërinj gjen.

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e Sali Berishës, i cili kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtepi’, të vendosur një vit më parë nga Gjyka...

20:07

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI