Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Video/ Bylis i pabesueshëm, Dede tris golash në Laç: Berko fut në telashe Morieron

Lapsi.al 18 January 2025
Video/ Bylis i pabesueshëm, Dede tris golash në Laç: Berko fut

Bylis nuk po di të ndalet, e pasi u largua nga zona e rënies i lë Laçit atë të playout, duke e mposhtur bindshëm 0-3 në Laç. Skuadra e Nevil Dedes bën kështu një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit, duke u akomoduar momentalisht në mesin e renditjes. Kjo është fitorja e dytë radhazi në kampionat për ballshiotët pas asaj me Dinamon në javën e kaluar. Berko ishte protagonisti absolut i kësaj sfide, me një dygolësh në minutën e 25’ dhe të 61’. Ndërsa llogaritë i mbylli Peralta, në minutën e 77’.

Kështu, në javën e 21 të Superiores Bylis ka triumfuar në transfertë përballë Laçit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit. Takimi u zhbllokua në minutën e 25' kur Berko shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 61' siguroi rezultatin me dygolëshin personal. Një performancë spektakolare e gjemanit, por që Dede tenton ta mbajë me këmbë në tokë: "Perfeksion s’ka kurrë. Për mua si trajner lojtari i ndeshjes ishte portieri. Loja mund të merrte rrjedhë tjetër. Komplimente kundërshtarit pasi luajti deri në fund pavarësisht gjithçkaje. Mos të harrojmë kemi luajtur 120 minuta në mesjavë. Mund ta mbyllnim ndeshjen shumë më shpejt me situatat e pjesës së parë, por edhe të dytës".

[video width="750" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678ba5863afef-1.mp4"][/video]

Pas dygolësjit të Berko, sfida u vulos me golin e Peraltas në minutën e 76'. Kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të luajtura mes dy skuadrave në këtë kampionat, duke konfirmuar dominimin e ballshiotëve në ndeshjet direkte mes dy ekipeve. "Të jem i sinqertë përpara Kupës doja të bëja rotacion, por duke pasur besim te cilësitë e lojtarëve, vendosa të mos e bëja. Ne duhet të respektojmë veten tonë dhe futbollin. Nuk ndodh gjë e madhe nëse luan çdo 3 ditë. Sot treguam që ndihemi mirë ku përballë ishte një ndeshje shumë e fortë. Nuk është i vërtetë rezultati 3-0”, është shprehur Nevil Dede.

[video width="750" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678bb252b7183-1.mp4"][/video]

Me këtë fitore skuadra e Dedes i largohet zonës së ftohtë dhe arrin në kuotën e 24 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të. Në krahun tjetër me 20 pikë të grumbulluara, skuadra e Laçit mbetet në vendin e 8-të të renditjes. “E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë - analizoi tekniku italian Francesco Moriero -. Na munguan 4-5 lojtarë titullarë. Deri dje Manellari ka qenë me 38.5 temperaturë. Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra pasi s’janë pjesë e futbollit. Është e vërtetë që Bylis ishte superior përballë nesh. Nuk është çështje taktike apo te vrapimi i djemve të ekipit, por kur të mungojnë shumë lojtarë fatkeqësisht bëhet e vështirë".

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/678bb5ce1de32.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI