Flash

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Lapsi.al 19 January 2025
Aksident i rëndë në Durrës/ Makina del nga rruga, plagosen 3

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Në lidhje me aksidentin policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1.

Më tej bëhet me dije se dy makina janë përplasur ku për pasojë njëra ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona. Të plagosur janë pasagjerët e dy mjeteve të cilët ndodhen në spital. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Trump bën thirrje: Shpëtoni TikTok-un

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të ndihmojë aplikacionin e njohur të mediave sociale, TikTok, të qëndrojë në funksion nën presidenc...

16:56

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI