Flash

Fushata/ Rama riciklon premtimin e vjetër për pistën e skive në Korçë

Lapsi.al 19 January 2025
Fushata/ Rama riciklon premtimin e vjetër për pistën e skive

Për ata që nuk thonë të vërtetën, duhet memoria e fortë, që gënjeshtrat e vjetra të mos preken. Jo siç bëri Edi Rama këtë të dielë, që premtoi një pistë skish për Korçën, duke u sjellë në mendje korçarëve premtimin e pambajtur të 4 viteve më parë.

Në një video që shpërndau në rrjetet sociale, Rama foli për rreth 500 mijë turistë në Korçë dhe për 160 bujtina të mbushura plot në këtë qytet gjatë dimrit, duke shtuar se "...tani ka ardhur radha e qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive..."

Mjafton një kërkim i shpejtë në arkiva për të nxjerrë të njëjtin premtim 4 vite më parë, në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2021 në këtë qytet.

Madje atëherë, kryeministri ishte akoma më konkret kur i varte shpresat e korçarëve tek arabi Mohamed Alabaar, që do të ndërtojë pallate në Durrës.

"Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësi, kemi filluar diskutimin për ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Nikolicës, projekt që do jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri që e kemi lidhur gjithmonë vetëm me verën, por kemi të paeksploruar turizmin malor dhe Korça është zgjedhja e parë për këtë dhe hapja e një resorti skish do sjellë shumë më tepër punë e reputacion".

Edi Rama 5 prill 2021

Pista e skive mbeti një projekt në sirtar, ndërsa arabi i Dubait mbeti në Durrës. Ai që duhet të kthehet në të njëjtin qytet me premtime të reja është Edi Rama, që me aq sa ka ka thënë, i duhet një kujtesë e hekurt.

Të këshilluara

Trump bën thirrje: Shpëtoni TikTok-un

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të ndihmojë aplikacionin e njohur të mediave sociale, TikTok, të qëndrojë në funksion nën presidenc...

16:56

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI