Flash

Përplasje mes tifozëve në Dinamo - Elbasani, disa të shoqëruar nga policia

Lapsi.al 19 January 2025
Përplasje mes tifozëve në Dinamo - Elbasani, disa të

Ndeshja e Kategorisë Superiore mes Dimanos dhe Elbasanit është shoqëruar me tensione dhe dhunë mes dy tifozerive, pas përfundimit të ndeshjes 3 me 1 për Dinamon.

Ndeshja u luajt në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Mediat raportojnë se policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt, ndërkohë që raportohet edhe për një tifoz të lënduar.

Ashtu siç ndodh rëndom në shkallët e stadiumeve kur ka tension, tifozët kanë shkatërruar edhe një pjesë të stolave.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në përplasjet e dhunshme në stadium.

Kaosi mes tifozëve nisi në pjesën e dytë pas golit të dytë të shënuar nga Dinamo. Takimi mes Dinamos dhe Elbasanit vlen për javën e 21-të të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI