Flash

Cameron Diaz flet për vazhdimin e “The Mask”

Lapsi.al 20 January 2025
Cameron Diaz flet për vazhdimin e “The Mask”

Cameron Diaz konfirmoi se ajo është e interesuar të rikthehet për një vazhdim të filmit të Jim Carrey të vitit 1994 "The Mask" - por me një kusht.

"Nëse Jim është dakord," tha ajo në një intervistë me Access Hollywood.

Me regji të Chuck Russell, "The Mask" luan Carrey, si Stanley Ipkiss, një nëpunës banke që gjen një maskë magjike që e shndërron atë në një ngatërrestar të gjelbër. Diaz, 52 vjeç, luan këngëtaren e klubeve të natës, Tina Carlyle, e cila bie në dashuri me The Mask.

Carrey së fundmi trajtoi mundësinë e një vazhdimi në një intervistë me ComicBook.com

"Oh zot, ju e dini, duhet të jetë ideja e duhur," tha ai muajin e kaluar. “Nuk ka të bëjë vërtet me paratë.”

“Bëj shaka për paratë, por kurrë nuk i dihet,” vazhdoi humoristi.“Nuk mund të jesh i prerë për këto gjëra. Sepse sapo ju vjen një ide e mirë, ose një grup njerëzish me të cilët ju ka pëlqyer shumë të punoni  – gjërat kanë tendencë të ndryshojnë.”

"Maska" ishte roli kryesor i Diaz. Ajo mori phesë më pas në  filma  të njohur, duke përfshirë "There's Something About Mary", "Charlie's Angels", "My Best Friend's Wedding", "The Holiday", "What Happens in Vegas", "Bad Teacher" dhe ekskluzivitetin "Shrek".

Cameron u tërhoq nga aktrimi në vitin 2014, por ajo sapo u kthye në qendër të vëmendjes në filmin e ri të saj dhe të Jamie Foxx në Netflix "Back in Action".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Khloe Kardashian ribashkohet me Lamar Odom?

Khloe Kardashian mund të jetë duke rindezur një dashuri të vjetër në sezonin 6 të "The Kardashians" të Hulu. Khloe u ribashkua me ish-bashkëshortin e saj, La...

14:17

Henry Cavill bëhet baba për herë të parë

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso janë bërë prindër për herë të parë. Një burim tregon për PEOPLE se aktori i Man of Steel dhe e dashura e tij kanë mirëpritur...

18:26

Barack dhe Michelle Obama drejt divorcit?

Barack dhe Michelle Obama ka nxitur së fundmi aludimet se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Aludimet u sthuan  edhe më shumë pasi Michelle Obama nuk mori p...

21:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI