Flash

Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e “detyrimit të paraqitjes”

Lapsi.al 20 January 2025
Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi i është drejtuar këtë të hënë Gjykatës së Lartë me rekurs.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Kryemadhi kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rekursi është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të Kryemadhit.

Ish-kryetarja e LSI po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Rekurs në Gjykatën e Lartë dorëzoi javën e kaluar edhe ish-bashkëshorti i Kryemadhit, presidenti i PL, Ilir Meta.

Meta ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila është lënë në fuqi nga shkallët e gjyqësorit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI