Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Në Maranello është dita e Hamilton: “Gjithmonë kam ëndërruar të drejtoj Ferrarin

Lapsi.al 20 January 2025
Në Maranello është dita e Hamilton: “Gjithmonë kam
Në Maranello ka nisur epoka e Lewis Hamilton. Piloti britanik ka mbërritur në selinë e “Kavallino”-s për të filluar zyrtarisht aventurën e tij me Ferrarin. Një ardhje shumë e pritur jo vetëm nga e gjithë skuadra dhe tifozët, por edhe nga vetë Hamiltoni. “Ka ditë që e di se do t’i mbash mend përgjithmonë, dhe sot, dita ime e parë si pilot i Ferrarit, është një nga ato ditë – ka shkruar kampioni në profilin e tij në Instagram. – Kam pasur fatin të arrij suksese në karrierën time që kurrë nuk i kisha menduar të mundshme, por një pjesë e imja ka ruajtur gjithmonë ëndrrën për të drejtuar një makinë të kuqe. Nuk mund të isha më i lumtur që sot po e realizoj këtë ëndërr”. Ai shtoi: “Sot fillojmë një epokë të re në historinë e kësaj skuadre legjendare dhe mezi pres të shoh se çfarë historie do të shkruajmë së bashku”. I emocionuar dhe i etur për të nisur aventurën me Ferrarin, Lewis u paraqit në Maranello me një veshje elegante, siç tregohet në foton e postuar në rrjetet sociale. Me shumë stil, britaniku u fotografua para hyrjes së “Shtëpisë së të Kuqes” dhe më pas nisi ditën e tij të parë si pilot i Ferrarit.

Nga Milano në Melburn: Hamilton-Ferrari, një marrëveshje përtej sportit

Sipas programit, në Maranello Hamilton do të prezantohet me një numër të zgjeruar teknikësh, do të krijojë kontakt me ekipin që do ta ndjekë gjatë gjithë sezonit dhe më pas do të merret me rregullimet e fundit të sediljes dhe testimet në simulator. Për shkak të kushteve të motit, Lewis nuk do të hipë menjëherë në një makinë për të fituar ndjesinë me të gjitha sistemet e kontrollit të Ferrarit. Nëse nuk ka ndonjë të papritur, xhirot e para të anglezit në pistën e Fioranos me modelin “SF-23” të dy viteve më parë janë planifikuar për të mërkurën. Më pas, një test i dytë do të zhvillohet javën e ardhshme në Barcelonë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI