Flash

REL: Trumpi zotohet përsëri se do t’i japë fund luftës në Ukrainë

Lapsi.al 20 January 2025
REL: Trumpi zotohet përsëri se do t’i japë fund luftës

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë përsëri se do t’i bëjë Ukrainën dhe Rusinë t’i japin fund luftës gati trivjeçare.

Ai gjithashtu theksoi se do t’i kërkojë talibanëve t’ia kthejnë SHBA-së pajisjet e saj ushtarake në vlerë miliarda dollarë, të cilat ishin lënë pas në Afganistan në vitin 2021.

“Unë do t’i jap fund luftës në Ukrainë, do ta ndal këtë rrëmujë në Lindjen e Mesme dhe do ta parandaloj Luftën e Tretë Botërore”, tha Trump në palestrën Capital Arena në Uashington të dielën, një ditë para se ta bëjë betimin si president.

Ai nuk shpjegoi se si do t’i arrinte këto.

Analistët thonë se do të jetë e vështirë përfundimi i luftës në Ukrainë së shpejti, sepse presidenti rus Vladimir Putin beson se ai po fiton dhe nuk është i nxitur për ta ndalur luftën.

Gjatë këtij tubimi, Trumpi bëri një përmbledhje të synimeve që ai pretendon se do t’i përmbushë gjatë katër vjetëve të ardhshme brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë forcimin e ushtrisë.

Trump do të betohet si presidenti i 47-të më 20 janar, në mesditë. Ceremonia do të mbahet brenda ndërtesës së Kongresit për herë të parë pas 40 vjetësh, për shkak të motit acar

Gjatë fjalimit të tij, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara po u japin talibanëve në Afganistan "miliarda dollarë në vit" dhe se ai do ta ndalojë këtë nëse grupi ekstremist nuk i kthen miliarda dollarë në pajisje amerikane.

"Dhe unë them, nëse do të paguajmë miliarda dollarë në vit, duhet t’u themi atyre se nuk do t'ua japim paratë nëse nuk na i kthejnë pajisjet tona ushtarake", tha Trump.

Shtetet e Bashkuara lanë në Afganistan pajisje ushtarake të vlefshme rreth 7 miliardë dollarë, kur u tërhoqën në gusht të vitit 2021, pasi talibanët rimorën kontrollin e kryeqytetit, Kabul.

Rimarrja e pushtetit nga talibanët ka çuar në një rënie drastike ekonomike, ku më shumë se gjysma e afro 24 milionë banorëve të vendit kanë nevojë për ndihmë humanitare, si ushqim, sipas USAID-it, agjencisë amerikane për zhvillim.

Shtetet e Bashkuara ia kanë ndarë më shumë se 2.1 miliardë dollarë ndihmë humanitare Afganistanit që nga marrja e pushtetit nga talibanët, sipas USAID-it.

Që kur morën pushtetin, talibanët janë dënuar nga liderët perëndimorë, organizatat ndërkombëtare dhe aktivistët për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, veçanërisht kundër grave dhe vajzave./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI