Flash

Trump paralajmëron emigrantët: Nga nesër, do largoheni nga vendi ynë

Lapsi.al 20 January 2025
Trump paralajmëron emigrantët: Nga nesër, do largoheni nga vendi

Gjatë fjalimit të tij të parë si Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi emigrantët se do të kthehen në vendet e tyre.

Ai u shpreh se nga sot do të firmoste disa urdhra, njëri prej tyre për të vendosur trupa në kufirin me Meksikën, për të mos lejuar më hyrje të paligjshme në vend.

“E kam dëgjuar zërin tuaj në fushatë dhe mezi pres të punoj me ju në vitet e ardhshme. Sot është dita e Martin Luther King dhe sot do e bëjmë ëndrrën e tij realitet.

Uniteti kombëtar tani po kthehet në Amerikë. Administrata jonë do të kurorëzohet nga suksesi i jashtëzakonshëm. Ne nuk do e harrojmë Perëndinë tonë. Faleminderit Zot. Sot do të nënshkruaj disa urdhra ekzekutiv. Me këto veprime do të nisim një revolucion.

Së pari do të miratoj një emergjencë kombëtare në jug të kufirit tonë. Të gjithë hyrjet e paligjshme do të ndalohen dhe do të rikthejmë miliona emigrantë të paligjshëm që ndodhen në vendin tonë. Do të vendos trupa në kufirin jugor për t’u përballur me pushtimin katastrofik të vendit tonë”, u shpreh Trump.

Të këshilluara

Trump: Epoka e artë e Amerikës fillon tani

Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me republikanin që mori detyrën pas betimit të tij në Capitol. Në fjalë...

18:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI