Flash

Braçe pranon se Balluku e hoqi nga Fieri: Nuk më shpjeguan vendimin

Lapsi.al 21 January 2025
Braçe pranon se Balluku e hoqi nga Fieri: Nuk më shpjeguan vendimin

Erjon Braçe nuk do të jetë më drejtues i Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit. Në një dalje të fundit televizive në Top Channel, Braçe theksoi se dëshira e tij ishte për të vazhduar dhe për të qenë afër njerëzve, por shtoi se është një vendim që ai duhet pranuar. Siç është raportuar gjerësisht në media dhe nga burime brenda PS-së, Braça ka pasur një përplasje me drejtuesen e qarkut Fier, Belinda Balluku.

“Nuk kam dashur të lëviz nga zona ime elektorale dhe e kam një arsye. Nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale, as për t’i ikur përgjegjësive të mia, as se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kam të njëjtin numër që kam pasur në Berat qëkur kanë vendosur kompanitë, s’e kam ndërruar se kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit.

A mu’u shpjegua vendimi pse më larguan nga zona ime? Nuk kam një pse. Ose, e kam një pse, por që natyrisht nuk më shkon që ta marr të mirëqenë.

Pse-ja ime është shumë e thjeshtë, unë e kam shumë të vështirë t’i lë njerëzit në mes të rrugës, shumë e thjeshtë, e kam po kaq të vështirë që të fshij atë që është puna ime dhe të fillojmë një gjë nga e para.

Është më shumë se sa një karrige. Ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar, është e vështirë për të lënë njerëzit”, u shpreh Braçe.

Të këshilluara

Rama firmos një marrëveshje me Zelenskyn

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, bashkë me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Dy zyrtarët, teksa ishin pjesë e Forumit të Ekonomisë B...

20:18

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI