Flash

Celibashi: Emigrantët nuk mund të regjistrohen me patentë për të votuar

Lapsi.al 21 January 2025
Celibashi: Emigrantët nuk mund të regjistrohen me patentë

Komisioneri Ilirjan Celibashi thotë se shqiptarët që jetojnë jashtë do të votojnë më 11 maj vetëm me dokument shqiptar identifikimi. Në përgjigje të disa pyetjeve në rrjetet sociale, Celibashi u shpreh se regjistrimi nuk mund të bëhet me patentë italiane, pasi nuk ka adresë.

“Nuk duhet ta ngarkoni këtë dokument. Ngarkoni një dokument që përmban adresën”, - u shpreh Celibashi. “E rëndësishme është të disponosh një dokument identifikimi shqiptar dhe të plotësosh të dhënat që janë gjatë procesit të aplikimit”.

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, Celibashi tha se “edhe nëse pasaporta ose kartë identiteti është e skaduar ju mund të regjistroheni në PER. Dje i kemi paraqitur qeverisë propozimin për të shtyrë vlefshmërinë e dokumenteve të skeduara për të gjithë ata votues që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Teksa u pyet nga një qytetar se kur vjen fleta e votimit, Celibashi u përgjigj se fleta e votimit do të vijë me postë, në javën e dytë të prillit me zero kosto.

“Do t'ju vijë me postë. Parashikojmë ta dërgojmë gjatë javës së dytë të prillit. Gjithsecili do të ketë 3-6 ditë për ta plotësuar fletën. Bashkë me të do t’ju vijë një udhëzim se si do ta plotësoni dhe si do ta vendosni në zarf e do ta ktheni. Postën nuk do ta paguani ju. Gjithçka e paguan shteti”, - tha Celibashi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI