Flash

I akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore, SPAK kërkon dënim me burg të përjetshëm

Lapsi.al 21 January 2025
I akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore, SPAK kërkon

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, i akuzuar për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku humbën jetën 5 punonjës policie. Më herët Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes të ngjarjes së ndodhur 28 vitë më parë.

Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë. Ai ishte shprehur se ishte dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor. Marashi deklaronte se dënimin dhe akuzat i kishte mësuar pasi ishte ekstraduar në Shqipëri teksa i ka mohuar ato.

Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie. Të dënuar për masakrën janë: Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm; Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm; Fran Marashi, me burgim të përjetshëm; Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI