Flash

Lëvizte i armatosur, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 21 January 2025
Lëvizte i armatosur, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është konstatuar duke lëvizur me armë zjarri. Është sekuestruar arma, së bashku me municionin e saj.

Policia njofton se ishin forcat “Shqiponja” ato që konstatuan shtetasin H. T., 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.

"Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, si dhe materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme." - njoftoi më tej policia.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI