Flash

Nisin polemikat/ A performoi Musk me përshëndetjen naziste? (VIDEO)

Lapsi.al 21 January 2025
Nisin polemikat/ A performoi Musk me përshëndetjen naziste? (VIDEO)
Ka provokuar polemika të forta gjesti që Elon Musk demonstroi në skenën e paradës për nder Trump. Duke kafshuar buzën e poshtme, ai vendosi me vrull dorën e djathtë mbi zemër, gishtat u përhapën gjerësisht dhe pastaj zgjati krahun e djathtë lart, duke krijuar një kënd. Pas kësaj, u kthye dhe bëri të njëjtin gjest me dorë turmës pas tij. “Zemra ime është për ju. Falë jush është e sigurtë e ardhmja e qytetërimit,” tha ai gjatë përshëndetjes. Gjesti ishte pa asnjë dyshim i ngjashëm me nderimin e nazistëve dhe pushtoi menjëherë rrjetet sociale. Musk i është përgjigjur drejtpërdrejt akuzës ndaj tij, fillimish me një përgjigje që ai ka dhënë në një postim në X, ku mohoi që përshëndetja ishte naziste. “A mund të ndalojmë së quajturi njerëzit nazistë? Nuk funksionoi në periudhën e zgjedhjeve, nuk funksionon tani, është e mërzitshme dhe e vjetër. Nuk kalon më, njerëzit nuk janë të tronditur nga ajo”, shkroi një përdorues i X në një video të publikuar, ndërsa Musk e shpërndau komentin, duke shtuar: “Pikërisht”. Pas këtij komenti, Musk bëri dhe një tjetër reagim, duke i cilësuar këto akuza si të lodhura. “Sinqerisht, keni nevojë për truke më të mira të pista. Sulmi i stilit ‘të gjithë janë Hitler’ është kaq i mërzitshëm,” shkroi ai. Reagime të menjëhershme në rrjetet sociale ka pasur edhe nga historianë dhe akademikë, të cilët veprimin e tij e cilësuan nazist. Claire Aubin, një historiane e specializuar për nazizmin në Shteteve të Bashkuara, tha se gjesti i Musk ishte një “sieg heil”, ose përshëndetje naziste. “Mendimi im profesional është se ju jeni mirë, duhet t’u besoni syve”, postoi ajo në X, duke iu referuar atyre që besonin se gjesti ishte një referencë e hapur ndaj nazistëve. Ruth Ben-Ghiat, një profesoreshë historie në Universitetin e Nju Jorkut, tha: “Ishte një përshëndetje naziste dhe gjithashtu shumë luftarake.”

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI