Flash

Përdorin makina me qira, teknikat e reja të bandave shqiptare të drogës në Itali

Lapsi.al 21 January 2025
Përdorin makina me qira, teknikat e reja të bandave shqiptare të

Trafikuesit dhe shpërndarësit e drogës gjatë gjithë kohës mundohen të gjejnë forma të te reja që aktiviteti i tyre të shkojë mirë dhe të mos bien në sy. Së fundmi bandat shqiptare po përdorin strategji të re duke marrë mjete me qira për shpërndarjen e drogës. Edhe pse bandat mundohen të gjejnë forma të reja, policia italiane ka arritur të godasë dy raste brenda natës ku u arrestuan 2 shqiptarë.

Fillimisht u kap një 25-vjeçar në Cortona, duke shpërndarë drogë me një makinë që e kishte marrë me qira nga një kompani private. Ka qenë një kontroll i rastësishëm nga patrulla që çoi në zbulimin në pjesën e pasme të sediljes edhe 13 pako të mbështjella me kokainë, me peshë totale 7 gramë. Por ajo që ka habitur karabinierët dhe hetuesit ka qenë fakti se tashmë trafikantët po përdorin si strategji edhe marrjen e makinave nga kompanitë që i lëshojnë me qira, për t’i përdorur me qëllime kriminale dhe mbuluar sadopak gjurmët apo ngatërruar investiguesit.

Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm. Sepse disa orë më pas, pak kilometra më tej, oficerët duke marrë shkas nga rasti i parë, ushtruan kontrolle në një tjetër mjet të marrë me qira nga një shqiptar 20-vjeçar. Në përfundim u zbuluan e fshehur poshtë sediljes së përparme, në anën e drejtuesit të mjetit, një kuti cigaresh me 5 mbështjellës lëndë narkotike të llojit kokainë, në total 3 gramë. Si provë u sekuestruan edhe 400 euro cash. Shqiptari u arrestua dhe për qëllime hetimore të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI