Flash

Trump nënshkruan vendimin për shtyrjen e bllokimit të Tik-Tok

Lapsi.al 21 January 2025
Trump nënshkruan vendimin për shtyrjen e bllokimit të Tik-Tok

Presidenti Donald Trump Trump nënshkroi të hënën pasi mori detyrën një vendim që vonon zbatimin e ndalimit të TikTok në SHBA për 75 ditë. Vendimi i drejtohet Departamentit të Drejtësisë të SHBA, që të mos zbatojë Aktin e Aplikimeve të Kontrolluara nga Kundërshtarët e Huaj, i cili kaloi me mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres dhe u nënshkrua në prill nga ish-presidenti Joe Biden.

Ligji kërkon që duke filluar nga 19 janari, TikTok të ndalohet në Shtetet e Bashkuara, përveç nëse i shet një blerësi nga Amerika ose një prej aleatëve të saj, një pjesë të pronësisë. Ligji i jep presidentit diskrecion të gjerë se si të zbatojë ndalimin. Premtimi i Trump në një postim të Truth Social, se ai do të nënshkruante një veprim ekzekutiv të hënën në mënyrë që ligji të mos zbatohet, ​​ishte i mjaftueshëm për TikTok, i cili u mbyll për rreth 14 orë dhe u rikthye të dielën pasdite më 19 janar.

Vendimi thotë se vonesa prej 75 ditësh do të ndihmojë administratën Trump të përpiqet të përcaktojë rrugën e duhur dhe një mënyrë të rregullt që mbron sigurinë kombëtare, duke shmangur një mbyllje të papritur të një platforme komunikimi të përdorur nga miliona amerikanë. Trump u tha gazetarëve të hënën se ai ndryshoi mendje për TikTok sepse duhej ta përdorte atë.

Dhe mbani mend, TikTok ka të bëjë kryesisht me fëmijët, fëmijët e vegjël. Nëse Kina do të marrë informacion për fëmijët e vegjël prej saj, për të qenë i sinqertë, mendoj se ne kemi probleme më të mëdha se kaq. Unë kam të drejtën ta shes ose ta mbyll, dhe ne do ta vendosim atë”, tha Trump në Zyrën Ovale.

Të këshilluara

SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka shpallur pretencën për ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qaton. Prokuroria ka kërkuar cilësimin e saj fajto...

10:50

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish që qarkun e Korçës, mëngjesin e kësaj të marte. Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-...

10:19

Kursi i këmbimit valutor, 21 janar 2025

Këtë të martë, 21 janar 2025, euro do të blihet me 98 lekë dhe do të shitet 98.6 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet me 95.6 lekë. Paundi b...

08:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI