Flash

Zhduket pa lënë gjurmë babai i 3 fëmijëve/ Punonte për një bujtinë në lumin e Shalës

Lapsi.al 21 January 2025
Zhduket pa lënë gjurmë babai i 3 fëmijëve/ Punonte

Prej 4 ditësh, Edison Oruçi, babai i 3 fëmijëve dhe banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës kur ka humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e tij mbetet e mistershme, pasi bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisonin e kanë parë për herë të fundit duke punuar në një bujtinë.

Skënder Pepkolaj, një nga bashkëpunëtorët, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar materiale ndërtimi dhe i ka thënë se do ta rikthente nesër. Pas përfundimit të punës, ai ka komunikuar se punëtori është lënë në një ishull të vogël me rërë.

Ka qenë vetë Pepkolaj që ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën ndërtimore. Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por deri tani nuk ka arritur të gjejë asnjë rezultat.

“Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, - deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruçi.

“Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruçi. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI