Flash

Zjarri në hotelin e skive në Turqi i merr jetën 66 turistëve (VIDEO)

Lapsi.al 21 January 2025
Zjarri në hotelin e skive në Turqi i merr jetën 66 turistëve
Të paktën 66 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital pasi një zjarr shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në provincën veriperëndimore Bolus të Turqisë. Zjarri raportohet se filloi në restorantin e hotelit dhe u përhap në të gjithë ndërtesën 12-katëshe për shkak të pamjes së jashtme prej druri. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura, sipas Hurriyet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kohë kur shumica e pushuesve ishin në gjumë, gjë që e vështirësoi edhe më shumë situatën, raportojnë mediat turke. Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 të ftuar. Videot e telefonave celularë kapën skena tronditëse, me vizitorët që lidhnin çarçafë për t’u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat u vranë pasi u hodhën nga ndërtesa në panik, tha guvernatori. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u informua për incidentin dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tundes njoftoi hapjen e një hetimi për zjarrin, duke emëruar gjashtë prokurorë dhe një ekip prej pesë ekspertësh.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI