Flash

Greqi, zgjidhet kryetari i ri i parlamentit

Lapsi.al 22 January 2025
Greqi, zgjidhet kryetari i ri i parlamentit

Nikitas Kaklamanis u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Greqisë me 247 vota. Sipas mediave greke, shumica në Kuvend me 247 deputetë mbështeti kandidaturën e Nikitas Kaklamanis, i cili u zgjodh kështu kryetar i ri i Kuvendit. ND, PASOK, SYRIZA, Hellenic Solution, spartanët dhe shumica e deputetëve të pavarur votuan pro kandidaturës së Nikitas Kaklamanis.

Nga ana tjetër, KKE, Niki, E Majta e Re dhe Pleussi Eleftherias u deklaruan “të pranishëm”. Në votim munguan Dimitris Natsios, Rallia Christidou dhe Nikos Vrettos.

Kujtojmë se Nikitas Kaklamanis u propozua për postin më të lartë parlamentar nga kryetari i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, pas dorëheqjes së Kostas Tasoulas, i cili do të jetë kandidat për President të Republikës.

Nikitas Kaklamanis, menjëherë pas shpalljes së rezultatit, mori fjalën dhe ndër të tjera tha se zgjedhja e tij në postin e lartë parlamentar shënon edhe fundin e maratonës personale politike që filloi në vitin 1990 kur ai u zgjodh për herë të parë si deputet. "Është një gëzim, nder dhe përgjegjësi e madhe", tha ai në fjalimin e tij të parë.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lushnje

Një zjarr ka renë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Mësohet se zjarri ka përfshirë një dhomë të banesës, dhe shkak dyshohet një avari në lin...

19:10

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI