Flash

Kanabisi i legalizuar, qeveria miraton standardet për parcelat e rritjes

Lapsi.al 22 January 2025
Kanabisi i legalizuar, qeveria miraton standardet për parcelat e rritjes

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për përcaktimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës ku do të lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Vendimi synon të rregullojë në detaje kriteret për kultivim, duke siguruar përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

Standardet për kultivimin për qëllime mjekësore:

-Parcelat nuk duhet të jenë brenda:Zonave të mbrojtura ose turistike.

-Pyjeve, kullotave dhe livadheve.

-Zonave ushtarake.

-Zonave urbane sipas planeve territoriale.

-Largësia minimale prej 3 km nga parqet e bletëve dhe zonat ushtarake.

-Përqendrimi i metaleve të rënda në tokë duhet të jetë brenda kufijve të lejuar.

-Kultivimi duhet të ndjekë standardet ndërkombëtare të praktikave të mira bujqësore dhe të grumbullimit (GACP).

Kriteret për parcelat e dedikuara për qëllime industriale janë të ngjashme, përfshirë ndalimin e kultivimit në zonat e mbrojtura, zonat turistike, dhe pyjet, si dhe respektimin e distancave minimale prej 3 km nga parqet e bletëve dhe zonat ushtarake.

Të këshilluara

Asllan Dogjani futet në GJKKO: Pres drejtësi

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ...

14:30

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI