Flash

Panik në Selanik, 14-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital pas sfidës në TikTok

Lapsi.al 22 January 2025
Panik në Selanik, 14-vjeçarja dërgohet me urgjencë në

Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi i ka rënë të fikët pas një “sfide” online që ka bërë me shokët e klasës.

Sipas ankesës së një prindi, 14-vjeçarja së bashku me shokët e saj të klasës kishin marrë pjesë në një sfidë në TikTok.

Siç ka raportuar babai i nxënëses për Protothema.gr, të miturve iu është dashur të mbanin frymën për një kohë të gjatë, për pasojë 14-vjeçarja i ka rënë të fikët dhe është dërguar në spital.

“Po luanin një ‘lojë’ që panë në TikTok, vajzës i ra të fikët dhe shkoi në spital me ambulancë. Shpresoj që t’i ndërgjegjësojnë fëmijët dhe të bëhen seriozë sepse këto gjëra janë të rrezikshme. Situata ka dalë jashtë kontrollit, bëjnë atë që shohin në rrjetet sociale”, tha ai.

Sipas tij, në këtë shkollë të mesme nuk ka pasur një incident të ngjashëm, ndërsa pak orë më vonë drejtoria e shkollës u ka dërguar një email prindërve.

Të këshilluara

Greqi, zgjidhet kryetari i ri i parlamentit

Nikitas Kaklamanis u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Greqisë me 247 vota. Sipas mediave greke, shumica në Kuvend me 247 deputetë mbështeti kandidaturën e Niki...

14:33

Merr flakë një shtëpi në Lushnje

Një zjarr ka renë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Mësohet se zjarri ka përfshirë një dhomë të banesës, dhe shkak dyshohet një avari në lin...

19:10

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI