Flash

Rama në Davos: Pritëm 12 milion vizitorë të huaj në 2024-ën

Lapsi.al 22 January 2025
Rama në Davos: Pritëm 12 milion vizitorë të huaj në

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror 2025 që po zhvillohet në Davos, në panelin “Mënyra se si ne udhëtojmë”, tha se Shqipëria ka hedhur hapa të mëdhenj sa i takon turizmit, teksa shtoi se ky sektor është prioritet për vendin tonë.

Ai tha se Shqipëria ishte një nga një vend ku aeroporti ishte një shkretëtirë, sot është një portë nga ku udhëtojnë rreth 10 milionë pasagjerë në vit.

“Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy-tre vitet e fundit. Kemi lënë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon”, u shpreh Rama.

“Ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës njëherë e një kohë. Në atë kohë, aeroporti ynë ishte praktikisht si një shkretëtirë. Të vije në Shqipëri në atë kohë, një nga kushtet ishte që të ishe marksist-leninist. Nuk po bëj shaka. Mesatarja vjetore para pak viteve ishte 5 mijë turistë. Vitin e kaluar e mbyllëm me përafërsisht 12 milionë turistë të huaj, në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti ynë shënoi 10 milionë pasagjerë që hynë dhe dolën nga territori shqiptar”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një aeroport të dytë, që do të jetë në Vlorë, i cili do t’i vijë në ndihmë infrastrukturës në vend për të përballuar fluksin në rritje të turistëve.

“Sigurisht aeroportet janë shumë të rëndësishëm. Tani do hapim një aeroport të ri në Vlorë që është në jug të Shqipërisë. Nuk e di nëse njerëzit duan të qëndrojnë dhe të presin në aeroport, por kur qytetarët kanë tranzit, iu duhet të presin dhe sipërmarrjet që kanë investuar dhe janë angazhuar në aeroporte janë një mundësi për eksperiencë më të mirë gjatë qëndrimit”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se turizmi është “kali i betejës” për Shqipërinë, teksa theksoi dhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investuar në Shqipëri.

“Turizmi për ne është një industri ku po investojmë dhe e kemi prioritet. Në Shqipëri po investohet nga veriu në jug, në mal, në det, kudo. Ju sjell dhe disa shembuj: Jared Kushner do të investojë në ishullin e Sazanit, ndërsa një investim i madh është duke u kryer nga një kompani arabe e njohur, e cila po ndërton portin turistik të Durrësit”, tha Rama.

Duke folur për turizmin e qëndrueshëm, Rama theksoi se së bashku me investimet jemi përpjekur të ruajmë ekuilibrin mes ruajtjes së natyrës dhe investimeve.

“Para se të ndodhte kjo, sfida jonë ishte si ta bënim një gjë të tillë realitet. Tani që po ndodh, ne kemi sfidë ruajtjen e ekuilibrit duke u përpjekur të mos humbim ato pasuri që duhet të ruajmë dhe po ndërtojmë ato që duhen. Është sfidë, sepse Shqipëria ka bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe larmi mbresëlënëse. Ndërkohë, ne kemi nevojë për investime, kështu që sfida për ne mbetet gjetja e një ekuilibri mes këtyre të dyjave.

Po bëjmë më të mirën duke rritur nga njëra anë sipërfaqen e zonave të mbrojtura dhe duke krijuar më shumë instrumente për t’i transformuar këto zona të mbrojtura në burime zhvillimi dhe nga ana tjetër duke angazhuar arkitektë të njohur ndërkombëtarisht në projekte të një cilësie tjetër që i kemi parë tashmë rreth e rrotull nesh në rajon”, tha Rama.

Të këshilluara

Asllan Dogjani futet në GJKKO: Pres drejtësi

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ...

14:30

Rama firmos një marrëveshje me Zelenskyn

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, bashkë me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Dy zyrtarët, teksa ishin pjesë e Forumit të Ekonomisë B...

20:18

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI