Flash

Trafiku i rënduar në Durrës, kufizohet lëvizja e kamionëve

Lapsi.al 22 January 2025
Trafiku i rënduar në Durrës, kufizohet lëvizja e

Në qytetin e Durrësit ka nisur aplikimi i lëvizjes së automjeteve në fasha orare, për të rregulluar trafikun, i cili ishte kthyer në kolaps kryesisht në orët e mëngjesit dhe pasdites.

Policia bashkiake a ka vendosur orare të përcaktuara për mjetet e tonazhit të rendë në qarkullimin rrugor.

“Nga 15 janari deri më 15 maj 2025, në rrugët kryesore të qytetit të Durrësit do të ketë ndalim qarkullimi të mjeteve ATP (automjetet të transportit të përzier) në fashën orare 07.00-09.00 dhe 16.00-18.00, nga e hëna në të premte. Ndërkohë do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë mbi 6.5 ton, të cilët do të përshkojnë një itinerar të përcaktuar më parë nga bashkia”, u shpreh Ervis Quku, shefi i sektorit të qarkullimit në Policinë Bashkiake.

Urdhri i dalë nga Policia Bashkiake Durrës synon të normalizojë trafikun e rënduar në rrugët e Durrësit në oraret e pikut. Në të gjitha akset kryesore hyrëse dhe dalëse në qytet është vendosur tashmë sinjalistika përkatëse për të paralajmëruar drejtuesit e këtyre mjeteve

Akset e Durrësit që preken nga kufizimi i qarkullimit:

Rruga “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri tek Prefektura), rruga “Dëshmorëve”, bulevardi “Epidamn”, “Egnatia”, “Taulantia”, “Currilave”, “Mars 91”, si dhe të gjitha segmentet rrugore në brendësi të unazës së përcaktuar sipas hartës.

“Policia Bashkiake i kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese sipas orarit përkatës dhe sinjalistikës së vendosur dhe njëkohësisht kërkon mirëkuptimin e tyre për këtë urdhër administrativ që synon normalizimin e trafikut”, deklaroi Quku.

Nga kjo masë ndalim qarkullimi në fashat orare të mëngjesit dhe pasdites bëjnë përjashtim të gjitha mjetet e policisë, urgjencës, zjarrfikësve, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Plazh, Agjencisë së Parqeve Urbane, Ndërmarrjes Rruga dhe mjetet e transportit publik.

Të këshilluara

Asllan Dogjani futet në GJKKO: Pres drejtësi

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ...

14:30

Rama firmos një marrëveshje me Zelenskyn

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, bashkë me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Dy zyrtarët, teksa ishin pjesë e Forumit të Ekonomisë B...

20:18

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI