Flash

Vdes gazetarja ukrainase që strehohej në Kosovë

Lapsi.al 22 January 2025
Vdes gazetarja ukrainase që strehohej në Kosovë

Gazetarja ukrainase, Olha Priadko, ka vdekur në moshën 51-vjeçare në banesën në Prishtinë, ku prej dy vjetësh jetonte me djalin e saj, njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Shkaku i vdekjes së saj ende nuk dihet. Priadko po strehohej në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë”, përmes së cilit gazetarët nga Ukraina, që përballet me pushtimin rus që nga viti 2022, mund të jetojnë dhe punojnë nga Kosova.

“Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohet dhe nderohet nga të gjithë ata që punuan me të”, shkroi AGK në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase, tha se ajo u strehua në Kosovë për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në shtetin e saj.

“Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë”, tha Kurti.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lushnje

Një zjarr ka renë në një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Mësohet se zjarri ka përfshirë një dhomë të banesës, dhe shkak dyshohet një avari në lin...

19:10

Asllan Dogjani futet në GJKKO: Pres drejtësi

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ...

14:30

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI