Flash

Gjykata bllokon urdhrin e parë të Trump: Kush lind në SHBA është shtetas amerikan

Lapsi.al 23 January 2025
Gjykata bllokon urdhrin e parë të Trump: Kush lind në SHBA

Një gjykatës federal vendosi këtë të enjte se urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund marrjes së shtetësisë nëpërmjet të drejtës së lindjes ishte "hapur jokushtetuese". Ndaj, ai lëshoi një urdhër të përkohshëm ndalimi për ta bllokuar vendimin e kreut të shtëpisë së bardhë. Trump vendosi që jo çdo person që lindte në SHBA ishte automatikisht shtetas amerikan.

Gjykatësi John Coughenour, i emëruar që nga koha e Ronald Reagan në Seattle, pranoi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Uashingtonit, Nick Brown dhe 3 shteteve të tjera të udhëhequra nga demokratët që kërkuan ndalimin urdhrit të Trump për një periudhë të paktën 14-ditore.

“Kam qenë në detyrë për më shumë se 4 dekada. Nuk mbaj mend një rast tjetër nëse çështja e paraqitur të ishte kaq e qartë” – tha gjykatësi.

“Ku ishin avokatët” kur u mor vendimi për nënshkrimin e urdhrit, pyeti gjyqtari. Shtetet e udhëhequra nga demokratët kërkojnë një vendim të përkohshëm kufizues, pasi argumentojnë se urdhri ekzekutiv i Trump është një shkelje e hapur e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës, i cili garanton shtetësinë për të gjithë fëmijët e lindur në tokën amerikane.

Përtej ndikimit që urdhri i Trump do të ketë tek banorët e tyre, Uashingtoni dhe shtetet e tjera argumentojnë se fundi i nënshtetësisë nga e drejta e lindjes do të rëndojë programet e tyre shtetërore financiarisht dhe logjistikisht.

Administrata Trump argumenton se kjo klauzolë i lejon presidentit të përjashtojë fëmijët e emigrantëve pa dokumente dhe madje edhe fëmijët, prindërit e të cilëve janë të pranishëm ligjërisht, por nuk kanë status të përhershëm ligjor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI