Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Itali/ Shqiptari kapet me 300 mijë euro kokainë në makinë

Lapsi.al 23 January 2025
Itali/ Shqiptari kapet me 300 mijë euro kokainë në makinë

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën katër blloqe kokainë, me peshë totale 3.44 kg.

Mediat vendase bëjnë të ditur se lënda narkotike kapte vlerën e 300 mijë eurove në tregun e shitjes me pakicë. Droga ishte fshehur brenda një ndarjeje të krijuar posaçërisht nën sediljen e pasagjerit. I riu ndodhet tani në burgun e Bolonjës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë aktivitetit të vazhdueshëm të kontrollit dhe mbikëqyrjes rrugore të kryer nga Nënseksioni i Policisë Rrugore të Bolonjës, përgjatë rrugëve A1 dhe A14. Patrulla hasi një “Mercedes Class A”, i drejtuar nga një i ri. Në kontrollet e para shoferi u shfaq nervoz dhe i paduruar. Për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Rrugore për kontrolle të mëtejshme dhe më të thelluara.

Dhe poshtë sediljes u gjetën 4 pakot me lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila sipas policisë do të ishte e destinuar për trafikim tek të tretët, informon media. Procedimi është në fazën e hetimeve paraprake, pasi po hetohet për të zbuluar rrjetin e organizuar të këtij trafiku që dyshohet se qëndron pas korrierit shqiptar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI