Flash

Klodiana Lala: Pse shpërtheu Ilir Beqaj në sallën e gjyqit

Lapsi.al 23 January 2025
Klodiana Lala: Pse shpërtheu Ilir Beqaj në sallën e gjyqit

Gazetarja Klodiana Lala ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për procesin ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky i fundit shpërtheu sot ndaj gjykatës së posaçme, pasi i janë rënduar pozitat dhe tashmë akuzohet për grup të strukturuar kriminal. Lala tha se Beqaj akuzoi gjykatën si të politizuar duke deklaruar se vendimet e saj i duartroket Sali Berisha.

"Ilir Beqaj është zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre por gjatë shqyrtimit të dosjes në seancë paraprake, Beqja dhe të pandehurit e tjerë kanë patur debate me gjykatën dhe kanë pretenduar pushimin e çështjes. Gjykata e Posaçme urdhëroi Prokurorinë të rikualifikonte veprat penale për ish ministrin, ish zv ministrin dhe biznesmenin Rrapaj në akuzën grup i strukturuar kriminal dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën. SPAK e pranoi këtë akuzë duke thënë se brenda qeverisë "Rama 1" ka patur grup të strukturuar kriminal.

LEXO EDHE: Konfirmimi i akuzës/ “Grup i strukturuar kriminal” brenda qeverisë Rama

Beqaj fillimisht nuk e kundërshtoi masën e sigurisë. Ditën e sotme, para se gjykata të jepte vendim, Beqja bëri deklarata të forta. Ishte shpërthim sepse për herë të parë një poliitkan shqiptar shkon me akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Pra ministri më i besuar i Ramës është akuzuar nga drejtësia si arkiteti i krijimit dhe drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal. Kjo dëmton Beqajn por edhe qeverinë e zotit Rama.

LEXO EDHE: Prapaskenat/ Drama me Ilir Beqajn në dy video të kundërta

Ajo që ishte për të qeshur dhe për të qarë. Zoti Berisha thotë se SPAK është i kapur nga Rama, por në fakt një nga ish bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit, akuzon gjykatën se jep vendime që i duartroket Sali Berisha. Beqja braktisi seancën dhe e bëri në shenjë revolte duke pretenduar se procesi ndaj tij është shkatërruar. Hoqi dorë edhe nga gjykimi i shkurtuar dhe pretendon se do të provojë pafajësinë e tij", tha Lala. /TPZ

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI