Flash

Klosi flet për formulën e PS në 11 maj: Të vjetrit në terren, jo në listë të sigurt

Lapsi.al 23 January 2025
Klosi flet për formulën e PS në 11 maj: Të vjetrit në

Blendi Klosi i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Top Story" në Top Channel, foli për formulën e PS me të cilën do të shkojë në zgjedhje.

Klosi, i cili është drejtues i qarkut të Dibrës tha se këtë herë do të jenë të gjithë në provë, dhe sa i takon listave, ai tha se të vjetrit do të jenë në terren dhe jo në lista të sigurta.

Sipas tij përcaktimi i kandidatëve që do të jenë në lista të hapura apo të mbyllura, do të përcaktohet edhe në varësi të qarkut ku do të garohet.

“Formula jonë është që ne do përgatitemi fort që të marrim mandatin e katërt, dhe për t’ia dalë kësaj do të kemi një listë me 140, plus 46. Rëndësi ka sa vota të japin qytetarët dhe jo sistemi.

Sepse partitë mbledhin votat e tyre dhe pastaj ndahen mandatet ndërmjet dy kampeve, dhe si ndahen brenda strukturës i takon forcave politike, por natyrisht edhe qytetarëve.

Sistemi jonë është sistem që kërkon peshë më tepër të lidershipit. Në varësi të numrit të mandateve ne po përgatitemi që të kemi një listë fituese dhe të marrim më tepër vota se në 2021. Ne do vazhdojmë të gjejmë se cila do të jetë formula fituese në qarqe të caktuara”, - tha ai. /TCH

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI