Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Kryeministri maqedonas takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi!

Lapsi.al 23 January 2025
Kryeministri maqedonas takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka surprizuar jo pak, teksa gjatë vizitës në SHBA ka zgjedhur të takojë një familje shqiptare për të treguar një shembull suksesi të qytetarëve nga vendi i tij që kanë emigruar jashtë vendit.

Mickoski ka zhvilluar një takim me familjen Rusi, të cilët janë me prejardhje nga Dibra dhe prej vitesh jetojnë e punojnë në SHBA.

“Në kuadër të vizitës sime në SHBA, unë dhe kolegët e mi u takuam me familjen Rusi, një familje e njohur shqiptare nga Dibra, e cila prej disa brezash jeton dhe punon në SHBA. Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia që nuk e kanë harruar atdheun e tyre dhe duan të ndihmojnë përparimin e tij”, shprehet Mickoski.

Kryeministri i RMV-së shkruan në Facebook se me familjen Rusi kanë diskutuar për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët.

“Diskutuam për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët. Besoj se vetëm të gjithë së bashku, pavarësisht nga përkatësia etnike, mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një Maqedoni stabile dhe të begatë. Ne kemi nevojë për të gjithë ata që mund të kontribuojnë, si në vendlindje ashtu edhe nga diaspora, për të krijuar të ardhmen që meritojmë”, shkruan kryeministri i RMV.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në afërsi të “Rrugës të Elbasanit”. Sipas informacioneve R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drej...

18:59

Soros takon Ramën: Shqipëria e para...

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ata u takuan në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi E...

18:31

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI