Flash

Kryeprokurori i GJNP kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë

Lapsi.al 23 January 2025
Kryeprokurori i GJNP kërkon fletarrestime për udhëheqësit

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) tha se po kërkon që të lëshohen fletarrestime ndaj udhëheqësve të lartë talibanë në Afganistan lidhur me përndjekjen e grave, që është krim kundër njerëzimit.

Karim Khan tha se ka arsye të bazuara për të dyshuar se udhëheqësi suprem, Haibatullah Akhundzada, dhe shefi i drejtësisë, Abdul Hakim Haqqani “kanë përgjegjësi kriminale për krimin kundër njerëzimit të përndjekjes mbi baza gjinore”.

Khan tha se gratë dhe vajzat afgane, por edhe komuniteti LGBTQ, po përballen “me përndjekje të paprecedent, të paarsyeshme dhe të vazhdueshme” nga talibanët.

“Veprimi ynë sinjalizon se status quo-ja për gratë dhe vajzat në Afganistan është e papranueshme”, shtoi Khan.

Gjykatësit e GJNP-së tani do ta shqyrtojnë kërkesën e Khanit para se të vendosin nëse do të lëshojnë fletarrestime, proces që mund të marrë javë apo muaj kohë.

Gjykata, me seli në Hagë, është themeluar për të vendosur për krimet më të tmerrshme në botë, sikurse janë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Ky institucion nuk ka mekanizma për zbatimin e vendimeve dhe mbështetet te 125 shtetet anëtare që të zbatojnë fletarrestimet.

Teorikisht, kjo nënkupton që kushdo që është subjekt i një fletarrestimi të lëshuar nga GJNP-ja nuk mund të udhëtojë në një vend anëtar nga frika se mund të arrestohet.

Khan paralajmëroi se së shpejti do të dërgojë edhe kërkesa të tjera për të lëshuar fletarrestime edhe për zyrtarë të tjerë talibanë. /REL/

Të këshilluara

Tragjedi në Indi, treni shtyp 11 persona

Njëmbëdhjetë persona që u hodhën nga një tren kur u dëgjua një alarm zjarri. Por për fat të keq ata u vranë nga një tren që po afrohej. Lajmin e njoftuan sot au...

15:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI