Flash

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lapsi.al 23 January 2025
Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Do të vijojë territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Më të theksuara do jenë në skajin veri –verilindje të territorit duke sjellë reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, por nuk priten reshje. Ndërkohë parametri i erës do të jetë problematik në shumë zona të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosovë

Gjatë orëve të paradites Kosova do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të lehta dhe lokalisht mesatare. Nuk priten reshje.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të dobësojë ndjeshëm sistemin e vranësirave në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 9°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Kjo do të bëjë që vranësirat të jenë prezente; më të theksuara në zonat perëndimore dhe veriperëndimore.

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës dhe deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante; Konkretisht; reshje të dendura shiu dhe stuhi ere do të kenë; gadishulli Iberik; ishujt Britanikë si edhe pjesërisht; gadishulli Apenin.

Reshje të dendura dëbore priten në Europën Lindore si edhe zonën e Alpeve. Përsa i përket motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten: Europa Veriore, rajoni i Baltikut si edhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI