Flash

Pas inagurimit si president Trump shfuqizon ligjin e punës, rikthen meritokracinë

Lapsi.al 23 January 2025
Pas inagurimit si president Trump shfuqizon ligjin e punës, rikthen

Vetëm tre ditë pas betimit si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhërash ekzekutivë duke sjellë ndryshime të mëdha në politikbërjen amerikane.

Më i fundit është vendimi për të shfuqizuar Aktin e Punësimit të Barabartë të vitit 1965, një ligj i futur në fuqi nga presidenti Lyndon Johnson që kishte për synim të eliminonte diskriminimin në kontratat federale dhe të promovonte barazinë në vendin e punës.

Trump e ka cilësuar këtë ligj si “diskriminim të paligjshëm dhe preferencial” dhe ka deklaruar se synon rikthimin e mundësive të bazuara në meritokraci.

Sipas një urdhri të ri ekzekutiv, agjencitë qeveritare duhet të identifikojnë organizata për hetime të mundshme civile, duke përfshirë koorporata të mëdha, shoqata profesionale dhe universitete me fonde të konsiderueshme.

Senatorët e Partisë Republikane si John Kennedy mbështetën vendimin, duke thënë: “Mënyra më e mirë për të ndaluar diskriminimin është që thjesht të mos diskriminohet në bazë të racës apo gjinisë.”

Shfuqizimi i Aktit të vitit 1965 dhe nismat e organizatës DEI përbejnë një kthesë të madhe në politikat e punësimit dhe barazisë në SHBA.

Të këshilluara

Tragjedi në Indi, treni shtyp 11 persona

Njëmbëdhjetë persona që u hodhën nga një tren kur u dëgjua një alarm zjarri. Por për fat të keq ata u vranë nga një tren që po afrohej. Lajmin e njoftuan sot au...

15:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI