Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Riqui Puig tregon gjendjen e këmbëve pas dëmtimit të rëndë: por diçka nuk shkon

Lapsi.al 23 January 2025
Riqui Puig tregon gjendjen e këmbëve pas dëmtimit të

Që nga transferimi i tij në Shtetet e Bashkuara, Riqui Puig ka pasur një ndikim të madh në MLS, duke u vlerësuar si për cilësinë, ashtu edhe për këmbënguljen e tij, cilësi që i mundësuan atij të arrinte në ekipin e parë të Barcelonës që në moshë të re. Sakrifica epike që bëri (luajti për 30 minuta pavarësisht dëmtimit të rëndë, duke dhënë edhe asistin për golin e fitores nga Joveljic) një muaj më parë në finalen e Konferencës Perëndimore. Sidoqoftë, fitorja e Los Angeles Galaxy 1-0 kundër Seattle Sounders, i kushtoi shumë dhe tani Puig është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Mesfushori spanjoll 25-vjeçar prej një muaji është duke u marrë me rehabilitimin pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë dhe ndërhyrjes kirurgjikale pasuese. Me një foto të publikuar në rrjetet e tij sociale, Puig ka dhënë një përditësim mbi rikuperimin, duke treguar diçka që i ka impresionuar të gjithë. Në imazh duket qartë një ndryshim i madh në masën muskulore midis dy këmbëve të tij.

Detaji që i ka habitur të gjithë

Përveç ndryshimit të madh vizual, një tjetër detaj që ka habitur të gjithë ata që kanë parë foton (siç shprehet nga shumë përdorues të rrjeteve sociale në komentet e postimit të tij në Instagram) është fakti që muskujt e dobësuar duken në këmbën e djathtë, pra jo në atë që u dëmtua në ndeshjen kundër Seattle dhe që iu nënshtrua operacionit më 11 dhjetor nga doktori Ramón Cugat në spitalin Quirónsalud Barcelona, në Spanjë.

Duke e analizuar me kujdes foton, duket se ekziston një shpjegim për atë që duket si një çudi. Nën gjurin e djathtë ka një plagë të dukshme, që tregon se lojtari mund të ketë kryer së fundmi një ndërhyrje edhe në tendinën e gjurit të djathtë, gjë që shpjegon humbjen e tonusit të muskujve të këmbës. Ndërhyrje të tilla shpesh çojnë në një humbje të shpejtë të fuqisë së muskujve të kofshës dhe e bëjnë shumë të vështirë rikuperimin e lidhjes neuromuskulare dhe forcës muskulare.

Puig

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI