Flash

Basha si Tom Doshi, "blen" parti për të hyrë në zgjedhje

Lapsi.al 24 January 2025
Basha si Tom Doshi, "blen" parti për të hyrë në

Lulzim Basha ka vendosur të garojë në zgjedhjet e 11 majit duke marrë një nga partitë aktuale, “Partinë Konservatore” të cilës do t’i ndryshojë emrin.

Në Gjykatë ka mbërritur kërkesa për të regjistruar partinë me emrin “Koalicioni Euroatlantik” me kryetar Endri Hasën.

Endri Hasa është ish-deputet i PD dhe mbështetës i Lulzim Bashës.

Lulzim Basha do të përdorë partinë me kryetar Endri Hasën si strategji për të garuar në zgjedhje, ndërkohë që vetë vazhdon betejën në Gjykatën e Lartë për të marrë logon dhe vulën e PD-së.

Nga ana tjetër Basha do të përpiqet të krijojë koalicion dhe është në diskutime me të gjitha partitë që nuk duan të bëjnë aleancë me Sali Berishën.

Deri tani Dashamir Shehi ka deklaruar se së bashku me Enkelejd Alibeajn janë në bisedime me Lulzim Bashën për krijimin e një koalicioni./Vizion Plus

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI