Flash

Detajet/ Si u arratis nga burgjet italiane Xhevdet Plaku i njohur me nofkën “Akili”

Lapsi.al 24 January 2025
Detajet/ Si u arratis nga burgjet italiane Xhevdet Plaku i njohur me nofkën

Një shqiptar i identifikuar si Xhevdet Plaku i njohur edhe me nofkën “Akili”, i akuzuar si kreu i një grupi të trafikut të drogës në Holandë është arratisur nga burgu i Ankonës në Itali ku po vuante dënimin për trafik droge. Lajmi u bë i ditur nga Corriere dell Sera.

Emri i Xhevdet Plakut doli edhe në dosjen e SPAK për grupin e trafikut të drogës pjesë e së cilës ishte dhe ish-shef i krimeve Dedan Gjoni (foto poshtë) dhe Erzen Breçani. Zbardhja e përgjimeve të Sky ECC zbuluan se Akili, që përdorte 25 identitete. Bazën e kishte në Amsterdam ku i shpëtim edhe një atentati.

SI DHE PSE DËSHTOI VRASJA E XHEVDET PLAKUT KUR DOLI NGA DERA E KOMISARIATIT?

Gazeta italiane shkruan se Plaku u arratis në një mënyrë spektakolare dhe pas shumë zhurmë. 44-vjeçari kishte vetëm pak muaj burg për të bërë dhe për shkak të sjelljes së tij “model” ai kishte përfituar disa lehtësira edhe pse kishte mbi supe dy vrasje dhe një karrierë si trafikant ndërkombëtar droge, shkruan Corriere della Sera. Mëngjesin e 23 janarit ai humbi gjurmët nga burgu i Barcaglione në Ancona dhe policia ka nisur një aksion për gjetjen e tij. Kërkimet janë fokusuar në fusha, shtëpi të braktisura dhe shtigje, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Për shkak të sjelljes ai lejohej të punonte dhe madje edhe mund të dilte jashtë burgut pa shoqërues. Mëngjesin e së enjtes rreth orës 8.30 ai doli për të zbrazur koshat e plehrave. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje. Deri tani, perfekte.

Në orën 11:30, kur oficerët e burgut bënë kontrollin rutinë, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Atëherë, u aktivizua alarmi dhe të gjitha forcat e rendit filluan ta kërkonin. Corriere thotë se kjo duket sikur “të kërkosh një gjilpërë në kashtë” pasi i burgosuri i arratisur duket se është zhdukur në ajër.

Xhevdet Plaku nuk është një kriminel i zakonshëm. Ai ka një emër në botën e krimit. Ka dy vrasje pas tij. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapin, vëllain e Rexhep Rapit në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës. Një ekzekutim gjakftohtë me një plumb në kokë si pjesë e një grindjeje mes bandash, shkruan Corriere.

Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Në vitin 2019, tentuan ta vrisnin si hakmarrje ndaj vrasjes së Rapit, por sulmi nuk u realizua kurrë. Por nuk mbaron këtu. Plaku është gjithashtu në krye të një organizate kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe Belgjika.

Paketat e drogës kishin emra që dukeshin si nga një katalog mode: “Hermes” për cilësinë më të pastër, “PlayBoy” për atë më të ulët. Ai ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2010 dhe më pas u ekstradua në Itali në vitin 2013. Megjithatë, një gabim gjyqësor e lejoi të zhdukej për një periudhë. Kohët e fundit, ai ishte arrestuar për vepra që lidhen me trafikun e drogës dhe po vuante një dënim 2-vjeçar, që pothuajse ishte në fund.

Për hetuesit, gjithçka tregon për një arratisje të planifikuar. Plaku duket se ka pritur momentin e duhur pasi është mësuar të jetojë në arrati. Di si të lëvizë. Me siguri ka pasur dikë jashtë që ishte gati ta ndihmonte. Ndoshta një makinë të fshehur pranë burgut, ose një rrjet kontakti që është aktivizuar në momentin e duhur, shkruan Corriere. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI