Flash

“Financial Times”: Sherr në telefon mes Trump dhe kryeministres së Danimarkës

Lapsi.al 24 January 2025
“Financial Times”: Sherr në telefon mes Trump dhe kryeministres

Donald Trump e ka seriozisht për marrjen e Groenlandës. “Financial Times” zbulon se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka pasur një telefonatë të tensionuar me kryeministren daneze Mette Frederiksen. Sipas të njëjtave burime Trump ka konfirmuar synimin e tij për të blerë Grenlandën. Lajmin e kanë konfirmuar për gazetën 5 zyrtarëve të lartë evropianë.

Biseda 45-minutëshe është zhvillua javën e kaluar, ku kryeministrja daneze i ka bërë të qartë se ishulli "nuk është në shitje". Financial Times thotë se Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente për këtë komunikim.

Sipas zyrtarëve, biseda mes Trump dhe Frederiksen mori një "rrugë shumë të keqe". Një nga burimet e quajti qëndrimin e Trumpit "të tmerrshëm", ndërsa një tjetër tha se sjellja e tij ishte "e palëkundur". Sipas të njëjtave burime, danezët tani kanë kaluar në "modalitetin e menaxhimit të krizës" pas tensionit të momenteve të para.

Një ish-zyrtar danez tha se Trump e ka kërcënuar Danimarkën me tarifa të larta duke i përkeqësuar edhe më tej raportet tashmë të vështira. Një burim i informuar për përmbajtjen e komunikimit telefonik i tha gazetës se “qëllimi i SHBA-së është i qartë. Ata duan Grenlandën”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI