Flash

Serbët e veriut të Mitrovicës në mbështetje të protestës në Serbi

Lapsi.al 24 January 2025
Serbët e veriut të Mitrovicës në mbështetje të

Rreth 100 qytetarë serbë kanë mbajtur të premten në veri të Mitrovicës 15 minuta heshtje në nderim të 15 personave që humbën jetën tragjikisht gati tre muaj më parë në Novi Sad, si dhe kundër represionit e torturave politike të regjimit aktual në Serbi.

Në këtë mënyrë ata u solidarizuan me qindra mijëra qytetarë të cilët po marrin pjesë sot në protestën e gjithëmbarshme në Serbi, në mbështetje të studentëve të cilët po luftojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë.Organizatori i këtij aksioni, Sërgjan Gjorgjeviç, qytetar nga veriu i Mitrovicës, në thirrjen që ka bërë një ditë më herët përmes rrjeteve sociale, ka inkurajuar bashkëqytetarët e tij për pjesëmarrje në këtë aksion, duke shkruar “Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar me frikë”.

Në protestë u panë pankarta me mbishkrime “Më së vështiri është ta zgjosh njeriun i cili bëhet sikur flenë”, “dora e përgjakur” dhe të ngjashme, ndërsa u dëgjuan brohoritjet “Vuçiç në burg”.

Në anën tjetër, parlamenti studentor i të ashtuquajturit universitet i Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka dalë kundër kësaj proteste.

“Ai që ju mbështetë, po na vret. Distancohuni nga Kurti dhe të tjerët që duan copëtimin e Serbisë” është titulli i ftesës për studentë nga ana e këtij parlamenti studentor.

Ndryshe, 15 persona patën humbur jetën tragjikisht më 1 nëntor të vitit të kaluar pas shembjes së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, dhe prej atëherë janë organizuar protesta çdo ditë anembanë Serbisë, duke kërkuar kështu përgjegjësi për rënien e çatisë, ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmin ndaj studentëve, si dhe përfundimin e represionit dhe torturave politike të regjimit aktual në Serbi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI