Flash

SPAK e lejoi të shkojë në Gjermani ditën që duhej të paraqitej/ Berisha: Nuk ka paqe

Lapsi.al 24 January 2025
SPAK e lejoi të shkojë në Gjermani ditën që duhej

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Në një intervistë dhënë për News 24 ai u shpreh se do të shkojë atje për të takuar aktivistët dhe militantët për regjistrimet në zgjedhje.

"Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh" - tha Berisha.

Berisha deklaroi se vizita në Gjermani nuk shënjon ndonjë gjë ndryshe në raport me SPAK që e lejoi të mos paraqitet në këtë datë në Prokurorinë e Posaçme.

"Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje" - tha Berisha.

Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, pasi GJKKO ka miratuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e kreut demokrat për të mos u paraqitur. GJKKO ka vendosur për kreun demokrat masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për privatizimin e kompleksit Partizani, çështje ku u hetua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI