Flash

SPAK pranon kërkesën e Sali Berishës, nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Lapsi.al 24 January 2025
SPAK pranon kërkesën e Sali Berishës, nuk do të paraqitet

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, që ky i fundit të mos paraqitet në seancën e 3 shkurtit. Shkak për këtë është bërë kërkesa e motivuar e kreut të Partisë Demokratike për një udhëtim në Gjermani.

Kërkesa është paraqitur ne seancën e fundit paraprake nga avokati i Berishës dhe sot është marrë miratimi nga ana e SPAK.

Kujtojmë që më 20 janar Sali Berisha shkoi për herë të dytë para SPAK, ku u paraqit në respekt të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”. Dhjetëra mbështetës ishin mbledhur para godinës së Prokurorisë në mbështetje të liderit të PD.

“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI