Flash

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari

Lapsi.al 25 January 2025
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Operacioni u zhvillua në rrugën “Dritan Hoxha”, ku shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në inteligjencën policore, lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Nissan” që drejtohej nga shtetasi Ergest Prifti.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia zbuloi një shkop metalik, i cili u sekuestrua. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Torinos në Itali, e cila kishte lëshuar një urdhër arresti për të, për akuzat e rënda të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale, sipas Kodit Penal të Italisë.

Pas ndalimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin nr. 2 të Tiranës kryen arrestimin provizor të Priftit me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Interpol Tirana po ndjek procedurat për finalizimin e ekstradimit të tij tek autoritetet italiane.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI