Flash

Protesta te Bashkia e Tiranës, policia procedon penalisht 6 persona

Lapsi.al 25 January 2025
Protesta te Bashkia e Tiranës, policia procedon penalisht 6 persona

Policia ka nisur procedim penal për gjashtë persona në lidhje me protestën e mbajtur dje para Bashkisë Tiranë.

Blutë njoftojnë se këta shtetas kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Më datë 24.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për shtetasit D. T., A. K., K. B., E. E., B. K., dhe T. B, pasi para godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Gjendet pa shenja jete një person në Fier

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 70-vjeçari, banor i lagjes, ndodhej në ambien...

09:49

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI